Një laborator mjekësor ofron një sërë shërbimesh të ndryshme diagnostikuese dhe kërkimore që ndihmojnë në identifikimin dhe monitorimin e sëmundjeve, si dhe në vlerësimin e shëndetit të pacientëve.
Analiza Klinike - Biokimike
- Glukoza në gjak
Mat niveli i sheqerit – përdoret për diagnostikimin e diabetit. - HbA1c
Tregon mesataren e glukozës në 2–3 muajt e fundit. - Kolesteroli total, HDL, LDL, Trigliceridet
Vlerësojnë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. - ALT, AST, GGT, ALP, Bilirubina
Analiza për funksionin e mëlçisë dhe dëmtimet hepatike. - Kreatinina, Urea, Acidi urik
Mat funksionin e veshkave dhe metabolizmin e proteinave. - Natrium, Kalium, Kalcium, Fosfor, Magnez
Elektrolite që ndihmojnë në balancën e lëngjeve dhe shëndetin e muskujve. - CK, CK-MB, LDH, Troponinë
Tregojnë dëmtime muskulore dhe infarkt të zemrës. - Amilaza, Lipaza
Përdoren për diagnostikimin e pankreatitit. - CRP, CRP-hs
Tregues të inflamacionit dhe rrezikut kardiovaskular. - Albumina, Proteinat totale
Vlerësojnë gjendjen ushqimore dhe funksionin e mëlçisë.


Analiza Hormonale
- Testet e Funksionit të Tiroides
Matja e niveleve të TSH, FT4 dhe FT3 për vlerësimin e funksionit të tiroides dhe diagnostikimin e hipotiroidizmit apo hipertiroidizmit. - Hormonet Seksuale (Femra dhe Meshkuj)
Analiza të estrogjenit, progesteronit, testosteronit, LH dhe FSH për vlerësimin e fertilitetit dhe ekuilibrave hormonalë. - Kortizoli dhe Hormonet e Stresit
Matja e niveleve të kortizolit në gjak për të vlerësuar përgjigjen e trupit ndaj stresit dhe funksionin e gjëndrave mbiveshkore. - Prolaktina dhe Hormonet e Hipofizës
Analizat për monitorimin e çrregullimeve hormonale që ndikojnë në ciklin menstrual, prodhimin e qumështit apo fertilitetin.
Analiza Mikrobiologjike
- Urokultura dhe Antibiograma
Identifikimi i baktereve në urinë dhe përcaktimi i ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve për trajtim efektiv të infeksioneve urinare. - Strisho Vaginale
Analiza për zbulimin e infeksioneve bakteriale, mikotike apo parazitare në traktin gjenital të femrës. - Feçe për Kulturë dhe Gjurmim Bakterial
Analiza e feçes për identifikimin e patogjenëve gastrointestinalë dhe përcaktimi i ndjeshmërisë së tyre ndaj antibiotikëve. - Tamponi i Fytit dhe Hundës
Zbulimi i baktereve të zakonshme të fytit si Streptococcus apo Staphylococcus për diagnostikimin e infeksioneve respiratore. - Testet e Shpejta Mikrobiologjike
Detektimi i shpejtë i antigjenëve ose antitrupave për patogjenë si Helicobacter pylori, Streptokoku A, Chlamydia, etj. - PCR për HPV (papilloma virus)
Zbulon me saktësi llojet me rrezik të lartë të HPV që lidhen me kancerin e qafës së mitrës. - PCR për Chlamydia dhe Gonorrhoeae
Zbulim i shpejtë dhe specifik i infeksioneve seksualisht të transmetueshme. - PCR për Streptokokun B në shtatzëni
Analizë për diagnostikimin e infeksioneve të rrezikshme për foshnjën gjatë lindjes. - PCR për tuberkulozin (MTB Complex)
Detektim i ADN-së së Mycobacterium tuberculosis në mostra respiratore. - PCR për Borrelia burgdorferi
Zbulon direkt ADN-në e bakterit përgjegjës për sëmundjen Lyme në gjak, likid cerebrospinal ose lëng artikular – e dobishme në faza të hershme dhe të përparuara të sëmundjes.


Analiza Hormonale Gjenetike
- Testet për Sëmundje Gjenetike të Trashëguara
Analiza për identifikimin e mutacioneve të lidhura me sëmundje të trashëgueshme si talasemia, fibrozë cistike, etj. - Skriningu Gjenetik Prenatal
Zbulimi i hershëm i anomalive kromozomale te fetusi përmes analizave të ADN-së fetale në gjakun e nënës. - Testet për Kancer Gjenetik
Analizat për mutacionet në gjenet BRCA1, BRCA2 dhe të tjerë për vlerësimin e rrezikut për kancer të trashëguar. - Analiza e mikrobiomës
Profil i ADN-së së baktereve të zorrës për gjendjen e traktit tretës.

