Partneritetet Strategjike të BarletiLab

Në BarletiLab, besojmë se cilësia dhe besueshmëria ndërtohen mbi themele të forta bashkëpunimi. Për këtë arsye, kemi krijuar partneritete strategjike me kompani lider në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe financës, që ndajnë të njëjtat vlera me ne: përkushtim ndaj pacientit, standarde të larta profesionale dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Një ndër partnerët tanë kryesorë teknologjikë është Roche, lider botëror në aparatura laboratorike, me të cilët kemi pajisur laboratorin tonë me teknologjinë më të avancuar në treg. Këto pajisje na mundësojnë të kryejmë analiza me saktësi të lartë dhe efikasitet maksimal, duke garantuar rezultate të sigurta dhe të besueshme për çdo pacient.

Gjithashtu, kemi krijuar marrëveshje bashkëpunimi me kompani prestigjioze si Intersig, një emër i njohur në fushën e shpërndarjes së produkteve dhe pajisjeve laboratorike; Albanian Intercare Service, e specializuar në shërbime të integruara mjekësore dhe asistencë teknike; si dhe NOA Bank, një institucion financiar që mbështet nismat tona në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve në infrastrukturë moderne shëndetësore.

Këto partneritete na lejojnë të zgjerojmë vazhdimisht gamën e shërbimeve tona, të ofrojmë akses më të mirë për komunitetin, dhe të implementojmë praktikat më të mira ndërkombëtare në laboratorin tonë. Përmes këtyre bashkëpunimeve, BarletiLab mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të ofruar shërbime të avancuara diagnostikuese, të mbështetura në teknologji moderne dhe një rrjet të fuqishëm profesional.


 

Si punojmë?


...