Diagnostikë moderne, e ndërtuar mbi përvojë dhe teknologji të avancuar.

Barleti Lab është një laborator i ri mjekësor, i ndërtuar mbi themelet e eksperiencës së mjekëve me karrierë të gjatë dhe vizionit për të ofruar shërbime diagnostike të nivelit europian. Laboratori ynë bashkon dijeninë e specialistëve të shquar me teknologjinë më të fundit në fushën laboratorike. 

Teknologjia 5G në shërbim të diagnostikës.

Jemi ndër të parët laboratorë në Shqipëri që kemi integruar infrastrukturën 5G, e cila na mundëson transmetim të menjëhershëm të të dhënave, komunikim të pandërprerë me partnerët tane dhe dorëzim të rezultateve në kohë reale, me siguri maksimale.

Përvoja e mjekëve tanë, garanci për cilësi.

Në ekipin tonë do të gjeni mjekë dhe biologë klinikë me përvojë të gjatë, të cilët kanë drejtuar dhe kontribuar në laboratorë lider në vend dhe jashte vendi. Ata janë pjesë e zhvillimit të standardeve të reja që garantojnë besueshmëri dhe kujdes të personalizuar për çdo pacient.

Pajisje të gjeneratës së fundit.

Barleti Lab përdor aparatura të teknologjisë së avancuar për analiza biokimike, hematologjike, imunologjike dhe mikrobiologjike, të mbështetura nga një sistem i integruar që ndjek në mënyrë të automatizuar të gjithë ciklin laboratorik.

Shërbimi jonë, vlera për pacientin.

Nga mirëpritja deri te interpretimi i rezultateve, çdo hallkë e punës sonë është ndërtuar mbi respektin për pacientin dhe nevojën për diagnostikë të saktë, të shpejtë dhe njerëzore.

Misioni Ynë

Në Barleti Lab, misioni ynë është të ofrojmë diagnostikë të saktë, të besueshme dhe në kohë, duke u bërë një partner thelbësor për mjekët në vendimmarrjen klinike. Laboratori ynë kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, duke siguruar informacion të detajuar dhe të vlefshëm mbi gjendjen e pacientëve.

Përdorim metoda të përparuara analitike dhe teknologji moderne, të kombinuara me një sistem punë të standardizuar dhe staf të trajnuar, për të garantuar cilësinë më të lartë në çdo analizë. Qëllimi ynë është parandalimi, zbulimi i hershëm dhe monitorimi efektiv i sëmundjeve, duke sjellë pacientin gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Vlerat Tona

Përkushtim maksimal në çdo analizë

Çdo kampion trajtohet me kujdes të veçantë dhe rezultatet kalojnë përmes një procesi të kontrollit të dyfishtë, veçanërisht kur ka elementë që kërkojnë vëmendje të shtuar.

Qasje gjithëpërfshirëse ndaj pacientit

E marrim seriozisht historikun mjekësor të çdo pacienti dhe e vlerësojmë në mënyrë të personalizuar çdo situatë klinike, duke garantuar profesionalizëm dhe ndjeshmëri njerëzore.

Investim i vazhdueshëm në dije dhe teknologji

Trajnimi i vazhdueshëm i stafit dhe përditësimi i pajisjeve tona me teknologjitë më të reja na mundëson të ofrojmë shërbime që përmbushin standardet më të avancuara laboratorike.

Përmirësim i pandërprerë i metodave

Përditësojmë vazhdimisht protokollet tona të punës, duke ndjekur zhvillimet më të fundit shkencore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Mbështetje për stafin dhe kulturë bashkëpunimi

Krijojmë një ambient pune pozitiv dhe fleksibël, që motivon zhvillimin profesional dhe promovon punën në ekip, me qëllim për të ofruar gjithmonë shërbimin më të mirë për pacientët tanë.

Teknologji Informative

Barleti Lab është i pajisur me një sistem të avancuar të menaxhimit të të dhënave laboratorike, të zhvilluar posaçërisht për ne nga 5GTexo Technology. Ky sistem modern siguron automatizim të plotë të proceseve laboratorike dhe optimizon çdo hallkë të rrjedhës së punës.

Çdo mostër e pacientit identifikohet përmes barkodimit, duke reduktuar në minimum mundësinë e gabimeve dhe duke rritur ndjeshëm efikasitetin, saktësinë dhe shpejtësinë e analizave.

Karakteristikat kryesore të sistemit tonë:
  • Përcjellje e saktë dhe e shpejtë e çdo mostre që nga pranimi deri në rezultatin final;
  • Qasje fleksibile në të dhënat laboratorike, nga çdo vendndodhje dhe në çdo moment;
  • Arkivim elektronik i të gjithë historikut mjekësor, që mundëson ndjekje afatgjatë të gjendjes shëndetësore;
  • Komunikim i drejtpërdrejtë dhe i sigurt midis pacientëve dhe mjekëve përmes platformës online;
  • Identifikim personal për secilin përdorues të sistemit, duke garantuar privatësi dhe mbrojtje të informacionit;
  • Reduktim drastik i gabimeve njerëzore, falë sistemit të automatizuar të barkodimit dhe verifikimit.

 

Si punojmë?


...